RTSH Sport Live

Bajerni nuk u beson syve, e mund Augsburgu

  • 20/11/2021
  • |
  • Gjermani
Bajerni nuk u beson syve, e mund Augsburgu
Pedersen dhe Hahn “vrasin” kampionët e Gjermanisë, të cilët nuk rrisin largësinë me Dortmundin

Surpriza e parë e madhe mbërrin menjëherë në ËËK Arena pas ndalesës për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve: Augsburg, para kësaj gare e treat nga fundit në renditje (tani e katërta nga fundi me 12 pikë), ndalon kampionët gjermanë të Bayern në derbi bavarez. Kryesuesit, ende me 28 pikë, mund të “kërcënohen” të shtunën nga Borussia Dortmund, që ka mundësinë të ngushtojë largësinë në vetëm një pikë.

Bavarezët e nisën mirë sfidën, duke kërkuar me të gjitha mënyrat rrugën e rrjetës, po goditen në minutën e 23-të nga të zotët e shtëpisë, të cilët kalojnë në avantazh me anë të Pedersen. Një gabim në mesfushë i Sabitzer, krijon mundësinë për Hahn që të dyfishojë rezultatin.

Megjithatë Leëandoëski mendon të rihapë gjithçka dy minuta më vonë: Muller asiston përr polakun, i cili mund Gikieëicz me një gjuajtje të bukur me të djathtën. 2-1 në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë, Leëandoëski ka mundësinë për të barazuar një gabimi të Gumni, por pa rezultat

Megjithatë, minutat kalojnë, Bayern nuk krijoi ndonjë rrezik tjetër të veçantë dhe Augsburg beson te fitorja. Bilbili i trefishtë i arbitrit vërteton suksesin 2-1 për një ekip që për momentin është jashtë zonës së rënies.