RTSH Sport Live

Bajerni refuzon ofertën e dytë të Barçës për Levandovskin

  • 30/06/2022
  • |
  • Futboll Bota
Bajerni refuzon ofertën e dytë të Barçës për Levandovskin
Bavarezët kërkojnë 50 milionë për sulmuesin polak, ndërsa katalanasit ofruar 40 milionë plus 5 bonuse

Pavarësisht hapjes së bisedimeve me Barcelonën, Bayern mbetet i pakompromis me kërkesat e tij për momentin dhe, sipas gazetës Bild, ka kthyer ofertën e fundit të Barçës për të nënshkruar me Robert Leëandoëski. Klubi bavarez ka refuzuar propozimin e fundit të katalanasve, i cili parashikonte 40 milionë fiks plus pesë në bonuese dhe kërkon 50 milionë euro për të lënë sulmuesin polak të largohet një vit para afatit. Javët e fundit spanjollët kishin marrë një tjetër jo të prerë ndaj ofertës prej 32 milionë plus 5 bonuse.

Skuadra gjermane ka siguruar shërbimin e Mane nga Liverpuli, por dhe në këtë rast nuk duket e gatshme të heqë dorë kollaj nga Levandovski. Madje ka dhe nga ata që e shikojnë sulmuesin polak në radhët e bavarezëve edhe në sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, tani pritet reagimi i drejtuesve të katalanasve pas refuzimit për herë të dytë nga ana e gjermanëve.