Vazhdon dueli kokë më kokë mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund në kryesimin e Bundesligës. Bavarezët mundën Hoffenheim 4-0 me golat e Gnabry, Leëandoëski, Choupo-Moting dhe Coman. Miqtë nuk ishin kurrë të rrezikshëm dhe Neuer kishte një pasdite të qetë.
Pavarësisht mungesës së Haaland, i ndalur nga një dëmtim muskulor, Borussia Dortmund vazhdoi ndjekjen e Bayern me një fitore 3-1 në fushën e Arminia Bielefeld. Suksesi u firmos nga nga Emre Can, Hummels dhe Bellingham.
Leipzig mundi Furthin në shtëpi me rezultat 4-1 dhe vazhdon ngritjen në renditje. Djemtë e Marsch-it u munduan në pjesën e pare, por pësuan lojën e kundërshtarit, të cilët zhbllokuan rezultatin në fund falë penalltisë së shndërruar në gol nga Hrota. Reagimi i Leipzig vjen në pjesën e dytë: Poulsen, Forsberg(penallti), Szoboszlai dhe Novoa siglojnë 4-1
Freiburg gjithashtu mbetet në zonën e sipërme të klasifikimit, duke fituar 2-0 në fushën e një Ëolfsburg në vështirësi të dukshme. Miqtë zhbllokuan lojën në minutën e 27-të me Lienhart, ndërsa goli I dytë u shënua nga Hoeler 68’.