RTSH Sport Live

Bajrami i shënon edhe Interit, por… zikaltërit shkojnë në çerekfinale

  • 20/01/2022
  • |
  • Itali
Bajrami i shënon edhe Interit, por… zikaltërit shkojnë në çerekfinale
Shënon në Kupën e Italisë për herë të dytë, mbetet i kërkuar në merkato

Nedim Bajrami vazhdon të shkëlqejë në Itali, ndërsa ka ditur të shënojë përsëri në Kupën e Italisë. Madje e ka bërë përballë Interit në një gol të ardhur në të 61’. I ardhur nga stoli Nedim Bajrami ka ditur të realizojë në portën e Handanoviç, ndërsa kombinoi bukur me një tjetër shqiptar si Asllani. Për Bajramin ky është goli i dytë në Kupën e Italisë, ndërsa në Serinë A numëron shtatë gola. E jo më kot është më i kërkuar në merkaton dimërore, atje ku dhe Interi kërkon ta bëjë të vetin.

Një ndeshje e luftuar dhe spektakolare në San Siro mes Interit dhe Empolit: në kohën shtesë, Sensi i jep Inzaghit kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke firmosur për 3-2 me një finalizim të shkëlqyer nga skaji.

INTER-EMPOLI 3-2

Shënues: Sánchez 13', Ranocchia 91',  Sensi, 104'/ Bajrami 61', Radu 76' (Aut.)