Aventura e Gareth Bale tek Real Madrid ka marrë fund. Uellsiani, përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale, ka njoftuar lamtumirën e tij me klubin spanjoll pas nëntë vitesh – sezonin e kaluar ai u kthye në huazim te Tottenham-i – dhe përshëndeti tifozët e Merengues.
"Po shkruaj këtë mesazh për t'ju falënderuar të gjithë shokëve të mi të skuadrës, të kaluarën dhe të tashmen, menaxherët, stafin dhe tifozët e mi që më kanë mbështetur. Kam ardhur këtu nëntë vjet më parë si një djalë i ri që donte të bënte ëndrrën realitet, të luaja për Real Madridin, të veshësh këtë fanellë, të vendosësh stemën në gjoks, të luash në Santiago Bernabéu, të fitosh tituj dhe të jesh pjesë e asaj për të cilën ky klub është kaq i famshëm, duke fituar Champions League”.
Tani mund të shikoj prapa, të reflektoj dhe të them sinqerisht se kjo ëndërr është bërë realitet dhe shumë, shumë e bukur. Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe të arrish atë që arritëm ndërsa isha lojtar i Real Madridit ishte një përvojë e pabesueshme që nuk do ta harroj kurrë”.
“Gjithashtu dua të falënderoj presidentin Florentino Perez, Jose Angel Sanchez dhe bordin që më dhanë mundësinë të luaj për këtë klub. Së bashku kemi arritur të bëjmë realitet momente që do të jetojnë përgjithmonë në historinë e këtij klubi dhe të futbollit. Ishte një nder. Faleminderit. Hala Madrid!”.