RTSH Sport Live

Ballkani e Llapi e nisin me fitore, Gjilani barazon në shtëpi

  • 11/02/2023
  • |
  • Kosova
Ballkani e Llapi e nisin me fitore, Gjilani barazon në shtëpi
Janë luajtur tri ndeshje të Superligës së Kosovës

Superliga e Kosovës është rikthyer me javën e 19-të pas ndalesës së zakonshme mes dy pjesëve të kampionatit. Ballkani ka arritur të marrë një fitore 4-2 në transfertë me Malishevën. Protagonist i sfidës ishte Rrahmani me tre golat e shënuar(28′, 35′ dhe 43’), ndërkohë që kontribuoi edhe Tusha 81’ për të kompletuar fitoren. Për Malishevën shënuan Mustafa (69’) dhe Hazrollaj (74’).

Tri pikë në transfertë ka marrë edhe Llapi që ka arritur të mposhtë Drenicën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me rezultat 1:0. Goli u shënua nga Rivera në minutën e 12-të.

Gjilani u detyrua të pajtohet me një pikë në shtëpi, pasi nuk arriti të gjejë golin në duelin me Ferizajn(0:0).