Ballkani e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve të Conference League. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja janë mundur në transfertë përballë Cluj me rezultatin 1-0. Goli i vetëm për skuadrën rumune është shënuar në minutën e 17-të nga Bismark Adjei-Boateng. Kjo është humbja e katërt në këtë fazë në gjashtë ndeshje të luajtura, ka marrë dhe një fitore e një barazim.
Kjo ishte hera e parë për Ballkanin në arenat europiane, ndërsa gjithçka e nisi në Champions League si kampion i Kosovës ku u eliminua që në raundin e parë kualifikues. Vazhdoi rrugën në Conference League ku arriti deri në fazën e grupeve. Grumbulloi katër pikë në Grupin G(1 fitore, 1 barazim, 4 humbje) duke u pozicionuar në vendin e fundit.
GRUPI G
REZULTATET E CONFERENCE LEAGUE