RTSH Sport Live

Ballkani, fitues i Superkupës së Kosovës

  • 22/01/2023
  • |
  • Kosova
Ballkani, fitues i Superkupës së Kosovës
Skuadra e Ilir Dajës ka mundur Llapin me rezultatin 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në Turqi

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Ballkani është fituese e Superkupës së Kosovës. Në sfidën e zhvilluar në “Titanic Delux” në Belek të Turqisë, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka mundur fituesen e Kupës së Kosovës, Llapin, me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Dellova, në minutën e 62-të. Në vendin dhe kohën e duhur për të mposhtur portierin Abdyli, pas harkimit të shkëlqyer të Thaçit.  Llapi luajti nga minuta e 28-të me një lojtar më pak për shkak se Maliqi u përjashtua me kartonin e kuq (pas dy të verdhave).

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës fituese, Ilir Daja u shpreh: “Ishte një ndeshje e fortë dhe e luftuar. Jemi të kënaqur, sepse sjellim një tjetër trofe në Suharekë. Na vjen mirë që pas titullit marrim edhe Superkupën”.

Ndërkohë, trajneri i Llapit, Tahir Batatina theksoi: “Pavarësisht se luajtëm përballë kampionëve, treguam lojë të mirë. Treguam karakter, treguam se Llapi ka një skuadër të mirë. I uroj fitoren Ballkanit, shpresoj që në kampionat të renditemi në treshen e parë”.