RTSH Sport Live

Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri”, shuhen shpresat për kualifikim

  • 27/10/2022
  • |
  • Kosova
Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri”, shuhen shpresat për kualifikim
Të besuarit e Ilir Dajës janë mundur 1-0 nga Slavia e Pragës në Ligën e Konferencës

Ballkani bie në “Fadil Vokrri” në ndeshjen vendimtare në Ligën e Konferencës, atë me Slavia të Pragës, duke shuar shpresat për kualifikim në raundin tjetër. Gjithcka është vendosur nga një gol i Lingr në minutën e 75-të, 1-0.

Të besuarit e Ilir Dajës e nisën mirë ndeshjen duke u shfaqur rrezikshëm që në minutën 3-të me anë të Korenicës, ndërsa për të parë mundësinë e dytë është dashur të pritet fundi i pjesës së parë, Krasniqi nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë e krijuar.

Në pjesën e dytë ishte skuadra çeke që krijoi raste të shumta, por vetëm në njërin prej tyre treguan saktësi maksimale, atë në minutën e 75-të teksa Lingr goditi saktësisht me kokë nga një distancë e afërt për të siguruar tri pikë me peshë në këtë ndeshje të parafundit të fazës së grupeve.

Ballkani mbetet në vendin e fundit të Grupit G me 4 pikë kur ka mbetur dhe një ndeshje për tu luajtur. Grupi kryesohet nga Sivaspor me 10 pikë, ndjekur nga Cluj dhe Slavia me nga 7 pikë.

REZULTATET E CONFERENCE LEAGUE