RTSH Sport Live

Ballkani mund Dritën, barazohen me pikë

  • 07/05/2023
  • |
  • Kosova
Ballkani mund Dritën, barazohen me pikë
Janë luajtur sot tri sfida të Superligës së Kosovës

Janë luajtur sot tri sfida të Superligës së Kosovës ku bie në sy fitorja e Ballkanit në transfertë përballë Dritës. Dy skuadrat pretendente për fitimin e titullit kanë dhuruar një 90 minutësh emocionues me kampionët në fuqi që kanë arritur të triumfojnë 2-1.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja kaloi në epërsi në minutën e 11-të me një gol të shënuar nga Korenica, ndërkohë që vendasit reaguan dy minuta para përfundimit të pjesës së parë me golin e Jasharit. Në minutën e 85-të Devolla shënoi golin e fitores për Ballkanin, duke bërë që të dyja skuadrat të vendosen në kuotë të barabarta pikësh, 66, të tilla, duke e bërë luftën për titull mjaft interesante.

Në dy sfidat e tjera të ditës së sotme nuk pati fitues. 0-0 mes Prishtinës dhe Gjilanit, i njëjti rezultat dhe në sfidën mes Llapit dhe Ferizajt.