RTSH Sport Live

Ballkani prezanton Ilir Dajën

  • 05/01/2022
  • |
  • Kosova
Ballkani prezanton Ilir Dajën
Zyrtare, Ilir Daja do të drejtojë skuadrën e Ballkanit në Superligëne  Kosovës

Nuk ka më dilemma, është zyrtare: Ballkani në Superligën e Kosovës ka prezantuar trajnerin e ri, është Ilir Daja. Prej ditësh flitej për një marrëveshje mes palëve, por vetëm gjatë ditës së sotme ka mbërritur zyrtarizimi nga ana e klubit nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndërkohë, ndihmës i tij do të jetë Artim Pollozhani. Aventura e fundit e Dajës ishte në stolin e Partizanit, por mungesa e rezultateve, larg pritshmërive, solli dhe ndërprerjen e bashkëpunimit.

Njoftimi i klubit:

𝗠𝗜𝗥𝗘̈𝗦𝗘𝗩𝗝𝗘𝗡 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔 të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që 𝗔𝗥𝗧𝗜𝗠 𝗣𝗢𝗟𝗟𝗢𝗭𝗛𝗔𝗡𝗜 do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.

𝗡𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗳𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗮 𝗦𝗨𝗛𝗔𝗥𝗘𝗞𝗘̈