RTSH Sport Live

Banjaja dominon Çmimin e Madh të Austrisë

  • 21/08/2022
  • |
  • Moto GP
Banjaja dominon Çmimin e Madh të Austrisë
Kuartaro i dyti mban fort kryesimin në renditjen e përgjithshme të MOTO GP

Tris i mrekullueshëm i “Peko” Banjajas, që dominon Çmimin e Madh të Austrisë dhe fiton për herë të tretë radhazi në të njëjtën pistë, teksa është sukesi i pestë sezonal. 25-vjeçari torinez i Dukatit djeg Enea Bastianinin, që ishte i pari pas përfundimit të kualifikueseve, apo në krye të Pole-Position, oir që nuk arrin të kap të njëjtin ritëm. Në vendin e dytë kryesuesi aktual i Botërorit të Moto GP, Kuartaro, që duke rekuperuar pozicione mbetet në një diferencë prej 44 pikësh nga Banjaja. Vendi i tretë për australianin Xhek Miler, një tjetër pilot i Dukatit. I pafat Bastianini, autori i një nisje të pakëndëshme dhe jo të mirë, që e detyron të tërhiqet për shkak të një problemi teknik pas xhiros së pestë. Pas Banjajas ka patur një luftë të fortë me Luka Marinin, që arrin një vend të katërt të mirë, apo dhe Zarkon me vendin e pestë.

Aktualisht Moto Gp kryesohet nga Fabio Kuartaro me 200 pikë, pas tij Aleiks Espargaro me 168 pikë dhe në vendin e tretë Françesko Banjaja me 156 pikë.