RTSH Sport Live

Banjaja i dedikon fitoren Rosit

  • 14/11/2021
  • |
  • Moto GP
Banjaja i dedikon fitoren Rosit
Françesko Banjaja ka triumfuar në garën e fundit të zhvilluar në Valencia

Françesko Banjaja ka triumfuar në garën e fundit sezonale në Moto GP, atë të zhvilluar në Valencia dhe i ka dedikuar suksesin Valentino Rosit. “Ishte shumë emocionuese sepse me një kaskë si kjo mund të fitoja vetëm. Është e vetmja mënyrë për të festuar më të madhin nga të gjitha, ishte e bukur. Përqafimi me Valen ishte i mrekullueshëm, munda t'i përcillja atë që ai është për mua, domethënë të gjithë mirënjohjen për atë që bëri. Pa të nuk do të isha i tillë në këtë moment”, është shprehur ‘Pecco’ për Sky Sport.

Valentino ishte një pikë referimi për anëtarët e Akademisë VR46. Mes tyre spikat Bagnaia: "Doja t'i bëja një dhuratë Valentinos me kaskën time dhe t'ia dedikoja këtë garë. E falënderoj për atë që bëri për ne në Akademi. Para fundjavës nuk isha i sigurt se mund t'i bëja këto performanca këtu. Në fund ishim ndër më të shpejtët dhe jam i lumtur që fituam. Është mënyra më e mirë për të mbyllur një sezon”, përfundon ai.

RENDITJA PËRFUNDIMTARE

  1. Fabio QUARTARARO Yamaha FRA 278
  2. Francesco BAGNAIA Ducati ITA 252
  3. Joan MIR Suzuki SPA 208
  4. Jack MILLER Ducati AUS 181
  5. Johann ZARCO Ducati FRA 172
  6. Brad BINDER KTM RSA 151
  7. Marc MARQUEZ Honda SPA 129
  8. Aleix ESPARGARO Aprilia SPA 120
  9. Jorge MARTIN Ducati SPA 111
  10. Maverick VIÑALES Aprilia SPA 106
  11. Enea BASTIANINI Ducati ITA 102
  12. Alex RINS Suzuki SPA 99
  13. Miguel OLIVEIRA KTM POR 94
  14. Pol ESPARGARO Honda SPA 81
  15. Takaaki NAKAGAMI Honda JPN 76
  16. Alex MARQUEZ Honda SPA 70
  17. Franco MORBIDELLI Yamaha ITA 47
  18. Valentino ROSSI Yamaha ITA 44
  19. Luca MARINI Ducati ITA 41
  20. Iker LECUONA KTM SPA 39
  21. Danilo PETRUCCI KTM ITA 37
  22. Andrea DOVIZIOSO Yamaha ITA 12
  23. Stefan BRADL Honda GER 11
  24. Michele PIRRO Ducati ITA 4
  25. Lorenzo SAVADORI Aprilia ITA 4