RTSH Sport Live

Barça, ​​Koeman: Ronaldo mund të na dëmtojë. De Ligt? Sa keq që është te Juve

  • 07/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Barça, ​​Koeman: Ronaldo mund të na dëmtojë. De Ligt? Sa keq që është te Juve

Raundi i fundit i grupit G në Ligës së Kampionëve sheh Barcelonën dhe Juventusin përballë njëri tjetrit duke diskutuar vendin e parë, për të cilin bardhezinjtë kanë nevojë për një fitore. Në konferencën për shtyp, në prag të kësaj sfide, trajneri I katalanasve, Ronald Koeman i ka idetë e qarta: “Ndeshja kundër Juve? Objektivi ynë është të fitojmë dhe të garantojmë vendin e pare”.

“Kemi mungesë lojtarësh si Fati dhe Dembélé në krah, kështu që duhet të kërkojmë më të mirën në çështje teknike dhe taktike, por edhe në freski”, pranon Koeman. “Nesër kemi trajnimin tonë të fundit dhe pastaj do të bëjmë listën e skuadrës, do të krijojmë një ekip të fortë sepse duam të fitojmë”, shton ai.

Për ndryshimin midis ndeshjeve të La Liga dhe Ligës së Kampionëve, ai shpjegon: “Skuadrat në kampionat na njohin më mirë dhe e mbyllin veten më shumë, si Alavés dhe Cadiz. Jam i sigurt që nëse do të kishim shënuar të parët,  rezultati do të ishte ndryshe. E vetmja gjë që thashë është për orarin e ndeshjeve, gjë që është negative për lojtarët tanë. Por duhet të fitosh ndeshjet, nuk ka asnjë ilaç tjetër”.

Një vlerësim i veçantë për bashkatdhetarin De Ligt, mbrojtësin e Juventusit: “Unë e njoh atë mirë, ai tashmë ka përvojën e tij pavarësisht se është i ri. Mund të jetë më i miri në botë në rolin e tij dhe është gjithashtu një person i mirë. Është në botën e futbollit për të përmirësuar çdo ditë. Sa keq që ai është te Juve dhe jo te Barça, pavarësisht se është diçka që ka ndodhur para se të vija unë këtu

Cristiano Ronaldo do të përballet me Messi-n dhe do të ketë një stimul të madh kundër Barçës: “Nuk është një stimul për një lojtar të vetëm, por sepse dy ekipet e mëdha përballen. Është e rëndësishme që më të mirët të jenë gjithmonë aty dhe Cristiano Ronaldo është ende në elitat e futbollit tonë, për mënyrën se si ai lufton dhe si shënon. Ne do të duhet të mbrohemi mirë sepse kjo mund të na dëmtojë dhe të përpiqemi ta kemi gjithmonë topin, nëse e kemi ai nuk mund të na vërë në rrezik".