RTSH Sport Live

Barça-PSG, Koeman: Sfidë e ekuilibruar

  • 14/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Barça-PSG, Koeman: Sfidë e ekuilibruar

Trjaneri holandez, Ronald Koeman ka analizuar fazën me eliminim në Champions League, ku skuadra e tij, Barcelona do të përballet me francezët e PSG-së. “Do të jetë një sfidë e ekuilibruar. E dinim se mund të na binte një kundërshtar i vështirë dhe PSG është njëri prej tyre. Por mendoj se dhe ne jemi një skuadër e fortë. Francezët kanë shpenzuar shumë para, duan të fitojnë trofeun e Champions League. Në sezonin e kaluar ata arritën në finale, janë një skuadër që dëshiron të jetë gjithmonë në nivelet maksimale, ashtu si ne”, ka deklaruar trajneri i katalanasve.