RTSH Sport Live

Barça shembet, shtypi spanjoll i pamëshirshëm: Anije e mbytur

  • 09/12/2021
  • |
  • Futboll Bota
Barça shembet, shtypi spanjoll i pamëshirshëm: Anije e mbytur
Katalanasit nuk e kalojnë fazën e grupeve për herë të parë që nga viti 2004

Kundër Bayern, asnjë mrekulli: Barcelona humbi 3-0, e mbylli grupin e treat, pas Benfica-s dhe u eliminua nga Champions League. Që nga viti 2004, katalanasit nuk kishin luajtur në Europa League, që atëherë quhej ende Kupa Uefa. Nga ai moment, ka kaluar gjithmonë grupet e Champions League falë një skuadre atomike, e cila është pjekur gradualisht me kalimin e viteve.

Ronaldinho, Messi dhe të rinjtë nga Cantera u kanë sjellë lehtësisht lavdi katalanasve, por vitet e fundit, pa të rinj elitarë dhe pa teknikë të vazhdimësisë, diçka ka ndryshuar tashmë, duke marrë parasysh se nga viti 2011 deri në 2021, vetëm një herë, në 2015-ën, është arritur në finale, më pas duke fituar kundër Juventusit.

AS, me titullin: “Në ferr”. Fatkeqësi historike për Barçën, e cila ra në fazën e grupeve të Champions League 21 vjet më vonë dhe u dënua me Ligën e Evropës. Hapësira edhe për Villarrealin: “Dëbora e zgjat intrigën”. Një stuhi e tmerrshme në Bergamo rikthen sot Atalanta-Villarreal. “Anija e mbytur”, titulli i Marca-s “Katalanasit zbresin në Ligën e Evropës dhe përkeqësojnë krizën”. Xavi: "Është realiteti ynë sot. Sot fillon një epokë e re". Sport: “Lamtumirë e trishtë në Champions League”.