RTSH Sport Live

Barça shumë e fortë, Napoli dorëzohet. Ikën edhe Dortmundi

  • 25/02/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Barça shumë e fortë, Napoli dorëzohet. Ikën edhe Dortmundi
Në Maradona Jordi Alba, De Jong, Piqué dhe Aubameyang nënshkruajnë pokerin

Nuk ka punë për Napolin në Europa League. Pas ndeshjes së parë 1-1, në rikthimin e play-off-it për turin e dytë, skuadra e Spallettit pëson një 2-4 të rëndë me Barcelonën dhe del nga turneu. Në Maradona është një monolog blaugrana. Në pjesën e parë Jordi Alba (8') zhbllokon ndeshjen në kundërsulm, më pas De Jong (13') dyfishon. Insigne (23') shkurton nga pika e bardhë, ndërsa Piqué (45') kompleton tripletën katalanase. Në pjesën e dytë Aubameyang (59') bën poker me një gjuajtje të saktë, në finale Politano (87') mposht Ter Stegen.

Nuk ka mrekulli për Dortmundin, që pas humbjes 2-4 në Gjermani, nuk mundi të përmbysë rezultatin në fushën e Rangers. Verdhezinjtë u hodhën menjëherë në sulm në kërkim të një goli për të rihapur menjëherë ndeshjet, por bëhen të rrezikshëm vetëm me Bellingham që nuk shënon dhe në 22' janë vendasit që kalojnë në avantazh me anë të Tavernier nga pika e bardhë. Nëntë minuta më vonë është Bellingham që vendos barazpeshën. Para intervalit vjen edhe 2-1 me Malen, i cili rihap përballjen e dyfishtë. Në minutën e 57', megjithatë, Tavernier siglon 2-2 që shuan ëndrrat e shpresës së gjermanëve.

Sevilla dhe Betis nuk gabojnë dhe fluturojnë për në fazën e 16-tshes të Europa League. Dy skuadrat andaluziane heqin qafe Dinamon e Zagrebit dhe Zenitin: Lopetegui humbet 1-0 në Kroaci, por kalon. 0-0 për Pellegrinin në shtëpi me rusët. Përparojnë gjithashtu Leipzig dhe Braga, të cilët mundën Real Sociedadin dhe Sherifin me penallti).