RTSH Sport Live

Barça, tre gola Sevillas dhe +8 ndaj Realit

  • 05/02/2023
  • |
  • Spanjë
Barça, tre gola Sevillas dhe +8 ndaj Realit
Katalanasit mposhtën skuadrën e Sampaolit 3-0 me golat e Jordi Alba, Gavi dhe Raphinha

Duke dalë në fushë pas rënies së Realit në fushën e Mallorca, Barça pati mundësinë të rriste epërsinë ndaj rivalëve në +8. Një fitore 3-0 me golat e Jordi Alba, Gavi dhe Raphinha në rikuperim. Mallkimi i Sampaolit vazhdon me Barcelonën: 5 humbje nga 5. Sevilla erdhi nga dy fitore radhazi, por u rikthye në krizë: ata janë vetëm +2 nga zonën e rënies.

I vendosur të përfitojë nga rrëzimi i Realit në Mallorca, Xavi vendos të mbështetet sërish në skemën që parashikon katër mesfushorët. Kështu, Frenkie de Jong, Gavi, Pedri dhe Busquets ishin në fushë të gjithë së bashku, por Busquets qëndroi në fushë vetëm për disa minuta, përpara se t'i jepte vendin Kessié për shkak të një problemi në kyçin e këmbës. Sampaoli i trazuar, pa Alex Telles, Marcao, Navas, Papu Gomez dhe Corona, përgjigjet me një vijë të dyfishtë të ngushtë pas referuesit të vetëm të vërtetë sulmues, En-Nesyri.

Pavarësisht largimit të menjëhershëm të kapitenit Busquets, i zëvendësuar nga Kessié, Barça sulmoi që në fillim, por nuk gjeti asnjë finalizim në pjesën e parë. Merita, mbi të gjitha, e portierit Bono, i cili bën dy ndërhyrje të mëdha në po aq tentativa të Leëandoëski. Provon edhe Araujo, me një goditje me kokë, por rreziku më i madh për portën e andaluzianëve është një goditje e pavullnetshme me kokë nga Gudelj, që ishte shumë pranë autogolit.

Në fillim të pjesës së dytë, Sampaoli rikthehet me Bryan Gil dhe Lamela në vend të En-Nesyrit dhe Oliver Torres, në përpjekje për të çuar përpara qendrën e gravitetit të Sevillas, por është Barça ajo që vazhdon të shtyjë fort përpara, veçanërisht në të majtë, ku Jordi Alba rezulton një gjemb në këmbë. Dhe është pikërisht anësori, ai që zhbllokon rezultatin, i shërbyer nga një prekje e shkëlqyer nga Kessié. Rreth dhjetë minuta më vonë Gavi dyfishoi epërsinë, i cili shënoi pas një loje mahnitëse në të djathtë nga Raphinha. Braziliani, i cili kishte marrë pjesë edhe në aksionin për golin e parë, i jep vetes kënaqësinë për të finalizuar, 3-0.