RTSH Sport Live

Barcelona bie, Carrasco dhe gabimi i Ter Stegen nderojnë Atletico-n

  • 21/11/2020
  • |
  • Spanjë
Barcelona bie, Carrasco dhe gabimi i Ter Stegen nderojnë Atletico-n

Atletico Madrid vazhdon të fluturojë. Skuadra e trajnerit, Diego Simeone ka arritur të mposhtë me rezultatin 1-0 një kundërshtar si Barcelona dhe ngjitet në krye të klasifikimit, kur ka dhe një ndeshje për të rikuperuar. Gjithçka është vendosur nga një gol i Carrasco, ndihmuar dhe nga gabimi i Ter Stegen.

Në fundin e pjesës së parë, një top në gjysmëfushën e vendasve është kontrolluar nga Correa, i cili ka nisur menjëherë Carrasco-n, i cili duke përfituar dhe nga dalja e gabuar e portierit katalanas, ka arritur të gjejë me lehtësi rrugën e rrjetës.

Ndërsa Atletico bën llogaritë me vendin e parë, Barcelona ndodhet në vendin e 10-të në klasifikim në kuotën e 11 pikëve. Përveç humbjes, katalanasit duhet të bëjnë llogaritë dhe me dëmtimin e Pique, i cili u largua nga fusha e lojës në minutën e 62-të pas një kontakti me Correa, duke i lënë vendin Dest. Duket e pabesueshme por Barça deri tani e ka të barabartë numrin e fitoreve me atë të humbjeve(3 fitore, 2 barazime, 3 humbje).