RTSH Sport Live

Barcelona këmbëngul për Levandovskin

  • 29/06/2022
  • |
  • Futboll Bota
Barcelona këmbëngul për Levandovskin
Katalanasit kanë ofruar 40 milionë euro plus 5 bonuese

Robert Lewandowski gjithnjë e më afër Barcelonës. Klubi katalanas - sipas Bild – ka bërë një tjetër ofertë, duke ofruar 40 milionë plus 5 bonuse për bomberin pothuajse 34-vjeçar polak dhe klubi gjerman ka filluar të hipotezojë lamtumirën e qendërsulmuesit të tij. Nuk është rastësi që Bayern ka rinovuar kontratën e sponsorizimit me shtëpinë japoneze të videolojërave Konami dhe në këtë të fundit nuk shfaqet imazhi i Lewandowskit i pranishëm në dy fushatat e fundit. Ndërkohë në shtëpinë e Barcelonës ka besim te Ousmane Dembele (25 vjeç) për rinovimin e kontratës që skadon më 30 qershor.

Më në fund, nyja për të ardhmen e Frenkie de Jong mbetet për t'u zgjidhur, mesfushori holandez është objektivi kryesor i Manchester Utd, ku ka zbarkuar ish-trajneri i tij te Ajax, Erik ten Hag. Sipas shtypit spanjoll, ende nuk ka një marrëveshje mes Barçës dhe Unitedit, por presioni ndaj lojtarit (që do të dëshironte të qëndronte në Spanjë) nga Barcelona dhe Old Trafford për të pranuar interesimin e Djajve të Kuq po rritet.