Në prag të sfidës me Osasunën, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për 100 ditët e tij si trajner i katalanasve: Nuk i bëj vetes asnjë vlerësim, po e lë në dorën tuaj, - u është drejtuar holandezi gazetarëve, - Kam ardhur në këtë klub në një moment të vështirë. Kam kalur 100 ditë më relaksuese në klubet e tjera, por jam i lumtur që dodhem këtu, sepse kam vendosur energjinë time te skuadra, te të rinjtë që mund të ecin përpara dhe të përqëndrohen në këtë kalendar. Nëse ka një moment që duhet të reagojmë, është pikërisht sot”.
Koeman ka folur gjithashtu dhe për dy anët e medaljes, që janë shfaqur te skuadra e Barcelonës në këtë periudhë. “Nukë shtë e lehtë të japësh një përgjigje. Ndonjëherë ka ndeshje ku dominon më shumë. Në kampionat kemi vuajtur më shumë, sepse ka skuadra që luajnë më të mbyllura në mbrojtje, ndërsa në Champions janë më të hapura. Në fund të sezonit do nxjerrim konkluzione, se çfarë na mungon. Mendoj se në kampionat nuk e kemi merituar të humbisnim kaq shumë pikë, ndërsa në Champions fitorja ndaj Juves na bëri që të ishim më të relaksuar, na dha besim për ndeshjet e tjera”.