RTSH Sport Live

Barcelona, një fillim i komplikuar

  • 12/08/2022
  • |
  • Futboll Bota
Barcelona, një fillim i komplikuar
Katalanasit ende në rrezik për 5 nënshkrimet e reja

Barcelona rrezikon të përballet me Rayo Vallecanon, në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022-23 në La Liga, pa asnjë nga nënshkrimet e tyre të verës. Sipas gazetës Marca, mundësia që Barcelona të jetë në gjendje të regjistrojë nënshkrimet e tyre të reja në kohë për ndeshjen e parë në La Liga po fillon të duket gjithnjë e më e ndërlikuar.Kanë mbetur më pak se 48 orë nga ndeshja dhe blaugranët ende nuk kanë aktivizuar levën e katërt ekonomike. apo nuk kanë dërguar ndonjë dokumentacion në La Liga. Ndaj përgjigja nga La Liga, e cila duhet të studiojë gjithçka në detaje, mund të mos arrijë në kohë. Barcelona ka mundësinë të aktivizojë levën e katërt, por edhe kështu, kur tashmë është një hamendësim, ende nuk ka asgjë të sigurt.

Me aktivizimin e levës së katërt, Barcelona mund të regjistrojë disa nga nënshkrimet, por jo të gjitha. Atëherë klubi duhet të vendosë.nëse dëshiron të regjistrojë të gjithë, përveç levës së katërt, duhet të ulë faturën e pagave, e cila mund të përfshijë shitjet e lojtarëve. Por, pa atë levë të katërt, është e pamundur që klubi të regjistrojë nënshkrimet dhe afati kohor është tashmë shumë i ngushtë.

Frenkie de Jong dhe Memphis Depay janë dy nga lojtarët që ata kanë dashur të shesin, por Xavi mund t’i dëshirojë holandezët nëse ai nuk është në gjendje të llogarisë në të pesë nënshkrimet e reja të klubit. E mes te gjitha raportimeve të medieve të ndryshme Barcelona është ende e sigurt se do të jetë në gjendje të regjistrojë Robert Leëandoëski, Ousmane Dembele, Raphinha, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Jules Kounde para fundit të muajit.