RTSH Sport Live

Barcelona përmbys Valencian me Fati, Depay e Coutinho

  • 17/10/2021
  • |
  • Spanjë
Barcelona përmbys Valencian me Fati, Depay e Coutinho
Katalanasit kanë arritur të marrin një fitore me përmbysje, 3-1 përballë Valencias

Barcelona ka arritur të mposhtë Valencian me një përmbysje 3-1 të adresuar fuqishëm nga numri i ri 10, Ansu Fati. Miqtë kaluan në epërsi pas vetëm 5 minutash me një goditje nga jashtë zonës nga Gaya. Por pa kaluar as 10 minuta, Ansu Fati ka arritur të barazojë, duke përfunduar trekëndëshin me Depay me një diagonale kirurgjikale.

Numri i ri 10 mori gjithashtu një penallti në minutën e 39-të, nga një gabimi i Gaya: nga vendi Depay gjuan me forcë në kënd dhe shënon 2-1. Në pjesën e dytë, miqtë pothuajse barazuan me goditjen e Maxi Gomez nga skaji i zonës dhe një goditje të Guedes në të cilën Ter Stegen bëri një ndërhyrje vendimtare.

Në finale, Coutinho i sapo futur, merr asistimin e Dest dhe nënshkruan finalen 3-1. Një mbrëmje gëzimi për Camp Nou, që feston tri pikët, talentin me numrin 10 dhe debutimin e Sergio Aguero, i cili hyri në minutat e fundit. Në kuotën e 15 pikëve, rivalët e mëdhenj të katalanasve kanë vetëm dy pikë avantazhi. Valencia, nga ana tjetër, mbetet e gozhduar në 12 pikë.