Në javën e 20-të të La Liga në Spanjë, Barcelona mori një fitore 2-0 në fushën e Elche, duke u rikthyer në vendin e tretë në klasifikim, një përgjigje për fitoren e Sevilla-s, që arriti të shtunën. Katalanasve u mjaftoi një gol i Frenkie de Jong në minutën e 40-të dhe goli i Riqui Puig 89’.
Për katalanasit, fitorja në fushën e Elche është rezultati maksimal i marrë me minimumin e sforcës. Gjithsesi, për trajnerin Koeman, më mirë kështu, nëse marrim në konsideratë dhe mungesat(para së gjithash, Leo Messi të pezulluar).
Një calendar që e ka vendosur Barcën tri herë në shtesë, në Kupën e Mbretit dhe në Superkupën e Spanjës. Për të mposhtur një Elche të rregullt, megjithëse disa herë proaktive, thjesht duhet përshpejuar në momentet e duhura, dhe gjithashtu të përfitoni nga fati, që shpesh i ka munguar në këtë sezoni.