RTSH Sport Live

Barcelona, Uest Hem dhe Atalanta barazojnë, fiton Braga

  • 07/04/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Barcelona, Uest Hem dhe Atalanta barazojnë, fiton Braga
Katalanasit, 1-1 në fushën e Frankfurt, portugezët mundën Rejnxhërs 1-0. 1-1 edhe mes londinezëve dhe Lionit

Liga e Evropës ka luajtur të enjten takimet e para të çerekfinaleve, duke dhuruar disa rezultate interesante. Përfaqësuesja e vetme e Italisë në këtë veprimtari, Atalanta, ka marrë një barazim 1-1 në Gjermani përballë Lajpcigut vendase. Italianët e mbyllën pjesën e parë në epërsi minimale, me një gol të Murielit, por në pjesën e dytë, skuadra gjermane ka shkuar fillimisht dëm një 11-metërsh, për të vijuar të barazojë menjëherë më pas.

Në takimet e tjera, të luajtura më vonë Eintrahti i Frankfurtit dhe Barcelona janë ndarë në barazim 1-1 në Gjermani, ashtu sikundër kanë bërë edhe Uest Hem dhe Lioni në Angli, kurse në Portugali, Braga ka mposhtur me një gol të vetëm Gllasgou Rejnxhërs.