RTSH Sport Live

Barella qetëson tifozët pas Udinezes: Jam mire

  • 02/05/2022
  • |
  • Itali
Barella qetëson tifozët pas Udinezes: Jam mire
Asgjë serioze për mesfushorin që doli para kohe për një goditje në gjurin e djathtë

Interi merr frymë i lehtësuar për kushtet e Nicolò Barella-s, i cili doli i dëmtuar në finalen e ndeshjes ndaj Udineses për një goditje në gjurin e djathtë. Pas fjalëve të Simone Inzaghit në konferencën pas ndeshjes ("dukej vetëm një mavijosje e fortë, mjekët më qetësuan. Le të kryqëzojmë gishtat"), mbërritën edhe ato të personit në fjalë. Duke u larguar nga Dacia Arena, në fakt mesfushori është ndalur për disa selfie me fansat dhe atyre që e pyesnin se si ishte, ai u përgjigj me një, “mire, jam mirë”.

Vetëm një frikë për Barellën dhe për të gjithë ambientin e zikaltërve, të cilët nuk mund të injorojnë motorin e mesfushës për këtë finale inkandeshente të sezonit. Në fakt, ka ende tri ndeshje për të provuar të mposhtin Milanin në sprintin e kampionatit (kundër Empoli, Cagliari dhe Sampdoria) dhe finalja e Kupës së Italisë kundër Juves javën e ardhshme.