RTSH Sport Live

Basketboll Meshkuj/Goga Basket, fitorja e tetë radhazi

  • 27/03/2021
  • |
  • Basketboll
Basketboll Meshkuj/Goga Basket, fitorja e tetë radhazi
Skuadra e Melzin Lazimit merr fitoren e radhës, mund Vllazninë me rezultatin 80-72

Goga Basket ka realizuar fitoren e tetë radhazi, ndërsa pasditen e së shtunës, në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt ka mundur Vllazninë, 80-72. Një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Perioda e parë ka nisur e ekuilibruar, ndërsa Vllaznia ka kryesuar deri në 12-13. Por në përfundim 16-13 për skuadrën e Melsin Lazimit. 19-20 perioda e dytë për Vllazninë, por që Gogën e lë në avantazh, 35-33. Luhet thuajse pikë më pikë.

E barabartë perioda e tretë, 18-18, ndërsa Goga ruan avantazhin prej dy pikësh, 53-51. Nis dhe seria e gabimeve nga lojtarët shkodranë. E nga kjo përfiton Goga Basket, që në fund ka vulosur suksesin në 80-72.

E ndërkohë, Tirana ka triumfuar në derbi ndaj Partizanit 77-61, kurse Teuta ka mundur Eagles Basket, 100-71. E kështu Superliga e meshkujve mbetet nën këmbët e Goga Basket.