RTSH Sport Live

Basketboll Meshkuj/Teuta, bindëse edhe ndaj Tiranës

  • 03/04/2021
  • |
  • Basketboll
Basketboll Meshkuj/Teuta, bindëse edhe ndaj Tiranës
Durrsakët mundin bardheblutë 90-81 dhe japin shenja të forta pretendimi

Teuta në basketboll për meshkuj vazhdon të jetë bindëse në fushën e saj, ndërsa të shtunën pasdite ia ka dalë edhe ndaj Tiranës në ndeshjen që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Bardheblutë e kanë nisur mirë lojën, ndërsa kanë kryesuar deri në 11-13. Mirëpo këtu bllokohet Tirana dhe del në lojën e saj Teuta.

 Me një avantazh të pjesshëm 13-0 perioda e parë është në favor të durrsakëve 24-13. Madje ky avantazh vijon deri në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa “djemtë e detit” arrijnë të shkëputen në 14 pikë diferencë, 29-15.

Shkundet Tirana, e cila duke fituar periodën e dytë 21-23 vetëm ngushton diferencën e durrsakëve në pushim, që është në shifrat 45-36. E treta është e barabartë 20-20 dhe në total 65-56. Po kështu dhe e katërta me përpjekjet e Tiranës për të ngushtuar sa më shumë humbjen me Teutën. 25-25 dhe në përfundim 90-81 për Teutën.

Tanimë java e ardhshme do të jetë për Ligën Unike Shqipëri – Kosovë, që të martën e të mërkurën nis në Rahovec dhe përfundon të shtunën e të dielën në Durrës.