RTSH Sport Live

Basketboll Meshkuj/Teuta, Kampione mes tensionesh

  • 16/06/2021
  • |
  • Basketboll
Basketboll Meshkuj/Teuta, Kampione mes tensionesh
Një sherr i nisur nga Lilaj prish finalen e katërt, ndërsa trofeu shkon për “djemtë e detit”

Teuta është kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, ndërsa një trofe i tillë vjen pas 66 vitesh në Durrës për ekipin e koshit të “djemve të detit”. Një trofe që nuk i ka shpëtuar incidenteve, ndërsa në periodën e katërt, Lilaj bëhet protagonist i një sherri masiv. Konfrontohet fillimisht me Pelisier e më pas me Strontberrin dhe me ndërhyrjen e të tjerëve duket se është qetësuar.

Një kaos i vërtetë pas së cilës gjyqtarët Ervin Koçi, Edison Gjoni dhe Fation Malevi, së bashku me vëzhguesin Pjerin Bushati, janë mundur të sqarojnë vendimet e tyre për stafet përkatëse. Kështu me gabim teknik përjashtimi është ndëshkuar Lilaj, kurse me teknik, që do të thotë mosqëndrim në stol, sepse kanë hyrë në fushë pa leje, Hysenagolli, Ljuis dhe Thano.

Me përjashtim të periodës së parë, e cila ka qenë e barabartë, 23-23, e gjithë pjesa tjetër është dominuar nga Teuta. 17-16 perioda e dytë për durrsakët dhe në pushim ata kanë kryesuar 40-39. 25-19 perioda e tretë dhe në total 65-58. E fundit 30-31 dhe përfundimisht me fitoren 95-79, Teuta është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2020-2021, trofe të cilin e kanë marrë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.