RTSH Sport Live

Basketboll Meshkuj/Teuta rrëmben Kupën

  • 29/04/2021
  • |
  • Basketboll
Basketboll Meshkuj/Teuta rrëmben Kupën
Teuta ka mundur në finale Goga Basket me rezultatin 90-84, një sfidë e transmetuar në RTSH Sport

Teuta për meshkuj është shpallur të enjten fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll, finale që u transmetua drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

Ishte një derbi i Durrësit finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll, pasi Goga Basket dhe Teuta janë përballur në duelin për trofeun e parë të sezonit. Në takimin, që sikundër të gjitha përballjet e 4-shes finale të Kupës së Shqipërisë, u luajt në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, Teuta e ka nisur më mirë, duke e fituar 10-minutëshin e parë 23-11.

Ndonëse Goga Basket është kundërpërgjigjur, duke e fituar 10-minutëshin e dytë 23-16, është Teuta që shkon në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar 39-34. 10-minutëshi i 3-të është mbyllur në barazim 24-24, por Teuta e mbron epërsinë, duke e fituar 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit 27-26 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 90-84 dhe bashkë me të edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj.