RTSH Sport Live

BASKETBOLL: Shqipëria mundet përsëri nga Bjellorusia

  • 20/02/2021
  • |
  • Basketboll
BASKETBOLL: Shqipëria mundet përsëri nga Bjellorusia
Përfundimi i paraeliminatoreve të Euro 2023, një fitore dhe pesë humbje

Shqipëria në basketboll për meshkuj i ka mbyllur me humbje kualifikueset e raundit paraeleminator të Kampionatit Europian 2023. Ndeshje të cilat, kjo dhe për shkak të Pandemisë Covid-19, janë luajtur me sistem grumbullimi në Qipro.

Një tjetër humbje me diferencë prej 21 pikësh, këtë herë me Bjellorusinë, ndërsa tanët kanë luajtur përsëri me dy fytyra. Dy periodat e para shumë të mira, teksa kundërshtari ka hasur vështirësi, e më pas në dy të dytat, edhe për shkak të problemeve fizike, që kanë ardhur nga mungesa e gjatë e kampionatit, rënie në lojë.

Ndeshja Shqipëri – Bjellorusi ka ardhur drejtëpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Perioda e parë është vetëm me një pikë diferencë për bjellorusët, 24-25. E dyta përsëri për Bjellorusinë, 15-19 dhe në pushim jemi me një disavantazh prej 5 pikësh, 39-44.

Ajo që ka bërë diferencën në lojë dhe që e ka vënë në siguri të plotë fitoren e Bjellorusisë ishte perioda e tretë. 16-26 dhe në total 55-70. 17-23 e katërta, e cila fikson rezultatin përfundimtar 72-93. Kjo ishte paraqitja e Shqipërisë në raundin paraeliminator të Kampionatit Europian 2023 me një fitore dhe pesë humbje.