RTSH Sport Live

Basketboll, Tirana nis rrugëtimin për të mbrojtur titullin

  • 06/10/2023
  • |
  • Basketboll
Basketboll, Tirana nis rrugëtimin për të mbrojtur titullin

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj nis sot rrugëtimin e gjatë për edicionin e ri. Kampionët në fuqi të Tiranës do të nisin që të mbrojnë titullin e fituar një vit më parë nesër në orën 18:00 në një duel përballë Apolonisë. Bardheblutë edhe në këtë sezon futen me synime madhore dhe shihen si një nga pretendentët kryesorë për triumfin final.

Ndërsa ditën e sotme do të jenë Kamza dhe Flamurtari, ekipet e para që do të zbresin në parket në orën 18:30 në palestrën e shkollës “Halit Çoka” në Bathore.

Nesër sportdashësit do të kenë mundësi që të ndjekin në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar kryendeshjen e javës së parë duelin e “Ramazan Njalës” mes Teutës dhe Besëlidhjes. Të dy ekipet janë pretendente serioze për titullin. Durrsakët, tashmë me Nikola Milatoviçin të rikthyer në pankinë, prej disa vitesh kanë qenë protagonistë kryesorë në sportin e koshit.

Ndeshjet

Sot

KBA-Flamurtari           18:00

Nesër

Vllaznia-Skënderbeu  16:00

Partizani-Elbasani       18:00

Teuta-Besëlidhja         18:00

Apolonia-Tirana         18:00