RTSH Sport Live

Basketbollit i hapet drita jeshile, pritja merr fund

  • 28/01/2021
  • |
  • Basketboll
Basketbollit i hapet drita jeshile, pritja merr fund
Komiteti i Ekspertëve të Pandemisë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Federatës Shqiptare të Basketbollit

Basketbolli shqiptar merr lajmin e shumëpritur, së shpejti në fushë. Pasi ka përjetuar një vit karantinë, kërkesa më e fundit e Federatësh Shqiptare të Basketbollit ka marrë një përgjigje positive nga Komiteti i Ekspertëve të Pandemisë dhe më konkretisht përmes zv-ministres, Mira Rakacolli

Shkresa e zv-ministres, dërguar FSHB-së thotë:

“Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr.149 Prot, datë 11 janar 2021, regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Nr.149 Prot, datë 12.01.2021, me “Kërkesë për vëmendje dhe mbështetje të posaçme për Federatën Shqiptare të Basketbollit”, ju bëjmë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e miraton kërkesën tuaj për zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve duhet të respektohen masat e distancimit social, si dhe ato higjieno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19”.

Tani mbetet në dorën e organizatorëve që ndeshjet të fillojnë, sigurisht duke plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme në situate të tilla të pandemisë.