RTSH Sport Live

Bayern “blindon” yllin kosovar, Arijon Ibrahimović

  • 17/01/2023
  • |
  • Gjermani
Bayern “blindon” yllin kosovar, Arijon Ibrahimović

Arijon Ibrahimović do të jetë një lojtar i Bayern deri në 2025-ën. Talenti kosovar i ekipit bavarez, i cili udhëtoi me ekipin e parë gjatë fazës përgatitore të sapo mbyllur në Katar, ka bindur drejtuesit e klubit me lojën e tij.

17-vjeçari shikohet si njëri prej lojtarëve me më prespektivë në klub dhe për këtë arsye Hasan Salihamidžić ka preferuar që t’i ofrojë një kontratë të përmirësuar në aspektin financiarë.

“Jemi të lumtur që kemi zgjatur kontratën me Ari Ibrahimović. Ai është rritur shumë në klub që prej momentit që na u bashkua dhe për këtë motiv kemi vendosur që ta fusim në organikën e skuadrës të parë. Ashtu si Josip Stanišić, Paul Wanner, Johannes Schenk dhe Ari janë të gjithë talente që kemi rritur në ‘FC Bayern Campus’ dhe tani presim shumë prej tyre”, tha drejtori sportiv i klubit më të titulluar në Gjermani.

Siç dihet Arijon Ibrahimović ka lindur 17 vite më parë në Nyrnberg nga prindër kosovarë. Ai ishte vetëm 13 vjeç ku vendsoi të largohej nga akademia e Nyrnberg për tu transferuar në Mynih.

Arijon Ibrahimović për nga stili i lojës i ngjan shumë Leon Goretzka-s. Në miqësoren e parë që zhvilloi Bayern këtë vit 17-vjeçari gjeti rrugën e portën në duelin kundër RB Salcburg.