RTSH Sport Live

Bayern, çfarë disfate! Kostiç i jep fitoren Eintrahtit

  • 03/10/2021
  • |
  • Gjermani
Bayern, çfarë disfate! Kostiç i jep fitoren Eintrahtit
Frankfurti përmbysi avantazhin e Goretzka me Hinteregger dhe Kostic në finale

Humbje e rëndë për Bayern Munich, i përmbysur në shtëpi nga Eintracht Frankfurt, duke u dhënë mundësi kundërshtarëve kryesorë në Bundesligë që të afrohen. Bavarezët menjëherë bëhen të rrezikshëm me Leëandoëski, goditja e të cilit prek traversën. Por zhbllokimi i rezultatit vjen në minutën e 29-të: Hinteregger humbet topin në dalje dhe lejon që vendasit të nisin një kundërsulm, Leëandoëski shërben për Goretzka, i cili nuk gabon, 1-0.

Eintracht, megjithatë, arriti të gjejë golin e barazimit pas vetëm 3 minutash me Hinteregger, i cili mposhti Neuer. Miqtë shpërdoruan me Almamy Touré, që gabon i vetëm përballë Neuer. Shumë raste të humbura, për të dyja skuadrat, për të mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1

 Në pjesën e dytë, Bayern rrit dozën e sulmeve, por përballet me një Trapp të jashtëzakonshëm në përpjekjet e Leëandoëski, Gnabry dhe Sané. Në 83’ Kostiç ngrin Allianz Arena duke u zhvendosur në të majtë dhe duke gjetur diagonalen që befasoi Neuer në cepin e largët për golin 2-1. Në shtesë, Trapp gjithashtu neutralizon Goretzkan dhe mbron rezultatin deri në fund, duke dënuar Bayern në humbjen e tyre të parë të sezonit.