RTSH Sport Live

Bayern: Davies nuk ka probleme me zemrën, kërkon rikthimin

  • 27/03/2022
  • |
  • Gjermani
Bayern: Davies nuk ka probleme me zemrën, kërkon rikthimin
"Jam i lumtur që jam kthyer. Rehabilitimi po shkon mirë deri më tani”

'Nuk ka asnjë problem me zemrën'. Kjo është situate e anësorit kanadez Alphonso Davies, i cili shpreson të kthehet në fushë me Bayern muajin e ardhshëm pas rikuperimit nga Covid. 21-vjeçari është detyruar të ndalojë që nga dhjetori pas një diagnoze të miokarditit, një inflamacion i zemrës që ndoshta lidhet me pozitivitetin e tij ndaj Coronavirus në janar. "Jam i lumtur që jam kthyer. Rehabilitimi po shkon mirë deri më tani”, tha Davies për faqen e internetit të Bayern.

"Nuk kam probleme me muskujt dhe zemrën, por nuk jam ende në 100 për qind! Jam i lumtur që mund të stërvitem sërish. Jam gati për punë”. Menaxheri i Bayern, Julian Nagelsmann, shpreson që Davies të jetë i disponueshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve për ndeshjen e kthimit në shtëpi kundër Villarrealit më 12 prill.

Ndeshja e parë luhet në Spanjë më 5 prill. "Po jap gjithçka. Po punoj ngushtë me departamentin mjekësor dhe stafin e rehabilitimit”, shtoi Davies. "Dhe po stërvitem shumë, shumë fort me dhe pa top”.