RTSH Sport Live

Bayern dhe Dortmund ngadalësojnë ritmin

  • 15/04/2023
  • |
  • Gjermani
Bayern dhe Dortmund ngadalësojnë ritmin
Bavarezët barazojnë 1-1 ndaj Hoffenheimit në shtëpi, verdhezinjtë nuk përfitojnë duke barazuar 3-3 në fushën e Shtutgart

Bayern i Tuchel ndalet, 1-1 në shtëpi përballë Hoffenheim. Pjesa e parë është tërësisht e bavarezëve, të cilët kaluan edhe në epërsi në minutën e 17-të: gjuajtja e Coman nga jashtë, e komanduar në rrjetë nga Pavard, gjithnjë e më shumë mbrojtës golashënues në javët e fundit. Miqtë reaguan, duke u kufizuar në ngadalësimin e ritmit në përpjekje për të mbajtur nën kontroll njëmbëdhjetëshen e Tuchel.

Në pjesën e dytë skuadra e Matarazzo-s gjeti më shumë guxim, duke kërkuar rastin e duhur për të barazuar: në minutën e 71-të është 1-1, me goditjen e saktë të dënimit të Kramaric. Pak çaste më vonë Bayern doli përpara, sërish me Pavard, por goli i francezit u anulua. Bavarezët tentuan me të gjitha mënyrat, por ndeshja përfundoi 1-1. Bayern ngjitet në 59 pikë, ende në komandë dhe +2 ndaj Dortmund. Një pikë shumë e mirë për Hoffenheim, i cili ngjitet në 29.

Barazim i çmendur 3-3 mes Shtutgartit dhe Borussia Dortmundit, me dy gola në shtesë. Haller 26’ dhe Malen 33’, me golat e shënuar, dhanë pamjen e një ndeshja të përfunduar, aq më tepër që vendasit humbën dhe shërbimin e Mavropanos(dy kartona të verdhë). Por pjesa e dytë është një fillim i çmendur për vendasit. Pas një goli të vendasve të anulluar nga VAR, Coulibaly 78’ dhe Vagnoman 84’ vendosën barazpeshën.

Në ekstrem, Reyna 90’+3 solli edhe njëherë avantazhin e Dortmundit, por Katompa Mvumpa 90’+7 firmosi për 3-3, që është dhe rezultati I kësaj sfide. Borussia Dortmund mbetet -2 nga Bayern Munich, me 57 pikë, ndërsa Shtutgarti ngjitet në vendin e gjashtëmbëdhjetë, me 24.