RTSH Sport Live

Bayern fiton me përmbysje, Leipzig nuk dorëzohet, Dortmund thyhet në shtëpi

  • 28/11/2020
  • |
  • Gjermani
Bayern fiton me përmbysje, Leipzig nuk dorëzohet, Dortmund thyhet në shtëpi

Bundesliga, një pasdite me shumë surpriza. Bayern ka realizuar një fitore me përmbysje në shtëpinë e Stuttgart. Pasi kanë pësuar një gol nga Coulibaly, baravezët janë zgjuar dhe kanë ndryshuar situatën me golat e Coma, Lewandowski e Douglas Costa.

Një humbje që djeg për Dortmund në shtëpi, që është thyer 1-2 përballë Koln. Dopieta e Skhiri e bëri të pavlefshëm golin e Hazard.

Rikthehet te fitorja Leipzig që ka mundur Bielefeld me rezultatin 2-1. Angelino në pjesën e parë dhe Nkunku në të dytën e kanë bërë gjithçka të thjeshtë për vendasit, që kanë humbur dhe një 11-metërsh me protagonist Sorloth. Goli për Bielefeld është shënuar nga Klos.

Augsburg dhe Freiburg janë ndalur në një barazim 1-1. Golit të miqve, të shënuar nga Grifo, iu përgjigj Vargas.

Union Berlin ka barazuar në shtëpi përballë Eintracht Frankfurt, 3-3. Andrich dhe Kruse(dopietë) shënuan për vendasit, Silva(dopietë) dhe Dost për miqtë.