RTSH Sport Live

Bayern fiton në transfertë, sukses edhe për Dortmundin

  • 08/04/2023
  • |
  • Gjermani
Bayern fiton në transfertë, sukses edhe për Dortmundin
Formacioni i Tuchel mundi Freiburg 1-0 dhe mbetet +2 nga Borussia, që mposhti Union Berlin 2-1

Fitorja e dytë radhazi në ligë për Thomas Tuchel si trajner i Bayern, i cili mundi Freiburgun 1-0. Rasti i parë i madh i ndeshjes vjen nga Gnabry, i cili e gjen veten të pamarkuar në zonë, por nuk mund të mposhtë me kokë portierin kundërshtar. Më pas ishte radha e Mané të futej në mbrojtjen statike të Freiburgut dhe të falte Flekken. Bayern është zot i fushës, krijon raste, por nuk arrin të shënojë: fillimisht Sané prek shtyllën me një goditje të bukur, më pas është Pavard ai që shpërdoron një mundësi të mirë. Vendasit u mbrojtën dhe aplikuan kundërsulmin, me shtyllën që shpëtoi bavarezët nga gjuajtja e afërt e Holer. Pasi shmangu rrezikun, Tuchel ringjallet sërish dhe kalon në avantazh në minutën e 52-të me goditjen e shkëlqyer të De Ligt nga jashtë zonës. Bavarezët nuk arritën të dyfishonin me anë të Sané dhe Freiburg rrezikoi të barazonte, por pa fat. Përfundon 1-0 për Bayern, gjithnjë e më shumë i pari në renditje në 58 pikë, +2 ndaj Borussia Dortmundit të vendit të dytë.

Me vështirësi fitoi edhe Borussia Dortmund, duke iu imponuar Union Berlinit 2-1. Ndeshje nervoze në start, me shumë gabime dhe pak raste. Miqtë u mbrojtën me rregull, ndërsa Dortmundi u përpoq të përfitonte nga goditjet e para. Në minutën e 28-të, megjithatë, fortesa e Berlinit bie: Guerreiro sheh Malen dhe i shërben për golin e tij të pestë në sezon. Borussia është afër dyfishimit të avantazhit disa herë, por goditja me kokë e Haller gjen një reflektim të bukur nga Ronnoë. Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, është një lojë krejtësisht tjetër. Unioni zgjohet, fillon të bluajë lojën dhe gjen barazimin në minutën e 61-të: Becker i shërben mirë Behrens, i cili nuk i lë rrugëdalje Kobelit. Pas golit, miqtë mbyllën hapësirat dhe skuadra e Terzic u përpoq të ndërtonte lojën. Duhet një blic nga i porsaardhuri Moukoko për të rikthyer Borussia në avantazh në minutën e 79-të: një veprim i bukur personal i sulmuesit të ri gjerman, i cili kalon disa kundërshtarë dhe mposht portierin e Union. Përfundon 2-1 për Dortmundin, i cili rritet në 56 pikë dhe mbetet -2 nga lideri Bayern.