RTSH Sport Live

Bayern, Flick: Duam të fitojmë edhe këtë ndeshje

  • 16/03/2021
  • |
  • Futboll Bota
Bayern, Flick: Duam të fitojmë edhe këtë ndeshje
Trajneri i bavarezëve në prag të ndeshjes kundër Lazio-s: “Ata luajnë shumë mirë, ne duhet të jemi gati”

Hans-Dieter Flick prezantoi ndeshjen e dytë të raundit të 16 të Ligës së Kampionëve, atë kundër Lazio-s si më poshtë: “Duam ta fitojmë edhe këtë - shpjegoi trajneri bavarez, që niset i avantazhuar nga suksesi në ndeshjen e parë, 4-1 -. Kemi bërë një seri fitoresh dhe duam të vazhdojmë kështu”. Mungesat? Coman dhe Neuer nuk janë stërvitur, do të vendosim nesër. Lazio është një ekip që di të luajë futboll shumë mire, duhet të jemi të gatshëm”.

Në lidhje me mungesat, tashmë të shumta, trajneri i gjermanëve sqaroi: "Manuel ka një ftohje të lehtë, Kingsley ka probleme muskulore. Ne do të duhet të presim dhe të shohim, por shpresojmë që ata të jenë në dispozicion nesër. Kemi akoma shumë orë në dispozicion deri në momentin e ndeshjes. Unë nuk do të zbuloj asgjë në lidhje me përbërjen e ekipit tani”.

Nuebel mund të luajë në vend të Neuer, i cili është diskutuar shumë gjatë ditëve të fundit për shkak të aktivizimit të pakët dhe mundësisë së ndërprerjes së kontratës së tij: "Klauzola e ndeshjeve të luajtura? Unë nuk i di kontratat e lojtarëve. Nuk e di nëse ka ndonjë klauzolë. Unë jam thjesht këtu për të vendosur se kush luan".

Për një lamtumirë të mundshme nga Boateng, Flick tregohet i rezervuar: “Askush nuk më tha asgjë për këtë, kështu që nuk mund të komentoj. Jérôme ka performuar shumë mirë në ndeshjet e fundit, si i gjithë ekipi. Si Hernández, Davies dhe Pavard. Po bën mirë në këtë sezon, ashtu si vitin e kaluar".