RTSH Sport Live

Bayern, Flick për mungesën e Lewa: Do jetë një sfidë për të gjithë

  • 02/04/2021
  • |
  • Gjermani
Bayern, Flick për mungesën e Lewa: Do jetë një sfidë për të gjithë
“Do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë ne që të mos e ndiejmë mungesën e Robertit”

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick foli në konferencën për shtyp, në funksion të ndeshjes së madhe kundër RB Leipzig, duke u përqëndruar gjithashtu në mënyrën e zëvendësimit të Leëandoëski, të dëmtuar: "Muller mund të bëjë edhe numrin 9 edhe numrin 10 dhe pastaj është edhe Gnabry, i cili mund të veprojnë në qendër të sulmit. Do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë ne që të mos e ndiejmë mungesën e Robertit, duhet të luajmë si një ekip, duke u përpjekur të qëndrojmë sa më afër me njëri tjetrin”.

“Nevojitet edhe më shumë frymë skuadre për të kapërcyer këtë mungesë. Ky është një moment I rëndësishëm i sezonit, si gjithmonë, dhe lojtarët e mi janë të vetëdijshëm se çfarë do të përballojnë në javët në vazhdim”.

Flick më pas ka folur për Boateng – “Bayern gjithmonë mbështet lojtarët e tij dhe përkundër një situate të vështirë, ai po luan në nivele të shkëlqyera dhe ka një përmirësim të vazhdueshëm. Është rikthyer në top formë dhe e kemi parë në garat e fundit. Unë mendoj se ai gjithashtu mund të japë garanci edhe për përfaqësuesen, nëse trajneri vendos ta thërrasë atë për Kampionatin Europian ".