RTSH Sport Live

Bayern fluturon me Goretzka, hipotekon titullin

  • 03/04/2021
  • |
  • Gjermani
Bayern fluturon me Goretzka, hipotekon titullin
Bavarezët fitojnë 1-0 në fushën e Leipzig dhe rrisin largësinë në +7

Në javën e 27-të të Bundesliga, Bayern Munich fiton ndeshjen e madhe në Leipzig falë Goretzka dhe arratiset në +7.

Leipzig është duke u shitur shtrenjtë, por tani hendeku me  Bayern Munich është shtatë pikë kur ka mbetur i njëjti numër i ndeshjeve. Nuk është Leëandoëski në Red Bull Arena, por sigurisht nuk është një mungesë që lehtëson punën komplekse të vendasve në kërkim të një arritje të bujshme.

Momentet e para të ndeshjes janë të ekuilibruara, midis dy skuadrave kurajoze, por të vetëdijshëm për aksionet: bavarezët kanë individualitete të çmendura edhe pa sulmuesin polak dhe Goretzka zë vendin e tij në minutën e 38-të. Gjermani përfitoi dhe nga një punë e shkëlqyer e Muller, për të shënuar golin e vetëm të kësaj side. 

Për fatin e mirë të Leipzig, intervali është afër, pasi skuadra çalon dhe bavarezët pothuajse dyfishojnë me Sané dhe Choupo-Moting: portieri hungarez, Gulacsi  neutralizon të dy përpjekjet. Në fillim të pjesës së dytë Sabitzer i jep skuadrën e tij zemër me një goditje të fuqishme. Neuer më pas duhet të qetësonte një goditje tjetër nga Sabitzer, ndërsa Bayern vazhdoi të vuante pa iu nënshtruar tërbimit të Leipzig.