RTSH Sport Live

Bayern i çmendur, shkatërron Eintracht në shtëpi

  • 05/08/2022
  • |
  • Gjermani
Bayern i çmendur, shkatërron Eintracht në shtëpi
Debutimi ëndërr për skuadrën e Nagelsmann, fiton 6-1

Frankfurti ndjek spektaklin e Bayern, i cili në ndeshjen e parë të Bundesligës mposht Eintrachtin me rezultatin 6-1. Kimmich hap kërcimin me një goditje dënimi, më pas të besuarit e Nagelsmann vrapojnë të shfrenuar dhe mbyllin pjesën e parë 5-0 përpara se pjesa e dytë më pak e gjallë të vendosë rezultatin përfundimtar. Shënuan edhe Pavard, Mané, Musiala (dopietë) dhe Gnabry për bavarezët, Kolo Muani shënoi për vendasit.

Kështu, Bayern i dërgon një mesazh të qartë Bundesligës. Largimi i Robert Leëandoëski nuk i dobësoi bavarezët. E paguan çmimin një Eintracht i panjohur, i mposhtur në Frankfurt pa asnjë mundësi për të reaguar. N

agelsmann konfirmoi formacionin që provoi në të gjitha miqësoret dhe në fitoren në Superkupë: 4-2-2-2 me Müller dhe Musiala pas Mane dhe Gnabry, ndërsa De Ligt e nis nga pankina. 3-4-2-1 për Eintracht: Götze dhe Lindstrom pas Borré, Kostic rregullisht titullar pavarësisht thashethemeve të merkatos.