RTSH Sport Live

Bayern, Kahn për De Ligt: Kemi folur, dëshiron të vijë tek ne

  • 16/07/2022
  • |
  • Gjermani
Bayern, Kahn për De Ligt: Kemi folur, dëshiron të vijë tek ne
Drejtori ekzekutiv i bavarezëve: "Ne kemi dhe do të kemi bisedime, ai dëshiron të vijë"

E ardhmja e Matthijs de Ligt nuk është ende plotësisht e përcaktuar, por duket se gjithnjë e më shumë flet gjermanisht. Pasi ka gjetur marrëveshjen me Barcelonën për shitjen e Leëandoëskit, Bayern  është gati të rikthehet në sulm për holandezin me një ofertë të re në rritje për Juventusin dhe në shtëpinë bavareze ka shumë besim në suksesin e operacionit: “Kemi pasur dhe do të kemi bisedime, ai dëshiron të vijë këtu”, tha drejtori ekzekutiv i klubit gjerman, Oliver Khan, i intervistuar nga Bayerischer Rundfunk.

Një optimizëm që shkon paralelisht me atë që ka treguar për Bild, ish-lojtari i Juventusit, Hasan Salihamidzic, i cili pas takimit me Arrivabene, Cherubini dhe Nedved deklaroi: "Ne do të bëjmë më të mirën për Bayern. Mendoj se jemi në një pozicion i mirë për De Ligt për momentin sepse ne kemi bërë tashmë disa gjëra. Kjo i bën gjërat më të lehta në tregun e transferimeve".

Problemi, megjithatë, deri tani kanë qenë shifrat: Juve kërkon nga 90 deri në 100 milionë euro, ndërsa bavarezët aktualisht janë të mbërthyer në ofertën e parë prej 60 plus bonuse. Distanca është e gjatë dhe ndoshta marrëveshja mund të jetë në gjysmë të rrugës, me Bayernin që do të arkëtojë nga shitja e Leëandoëskit dhe është gati të ngrejë ofertën, por edhe të kërkojë një 'zbritje' të fortë për faktin se mbrojtësit i skadon kontrata në vitin 2024 dhe nuk ka asnjë qëllim, për momentin, për të rinovuar.