RTSH Sport Live

Bayern, Müller-Lewa show: poker në shtëpinë e Schalke

  • 24/01/2021
  • |
  • Gjermani
Bayern, Müller-Lewa show: poker në shtëpinë e Schalke
Müller, Lewandowski dhe Alaba “fundosin”  Minatorët,  duke i vendosur bavarezët  në +7 nga  ndjekësit e tyre

Bayern Munich filloi fazën e dytë të Bundesligës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur Schalke 4-0 dhe duke përfituar nga humbja e djeshme e Leipzig për të rritur hendekun në renditje, +7.

Pokeri i bavarezëve mban firmën e atyre që tashmë janë bërë të zakonshëm, me Kimmich veçanërisht të frymëzuar në rolin e një njeriu “assist-man”. Müller zhbllokoi sfidën në minutën e 33-të, në pjesën e dytë ekipi i Flick arkivoi suksesin me golat e Leëandoëski, përsëri Müller dhe Alaba.

Të besuarit e Flick, sigurisht që vinin në këtë sfidë si favoritët e padiskutueshëm përballë një kundërshtari me vetëm një fitore në 17 javë të luajtura. Gjithsesi, kjo nuk i pengoi të krijonin mundësi, Suat Serdar dhe Mark Uth humbën secili mundësi të shkëlqyera brenda zonës.