RTSH Sport Live

Bayern mundet nga Augsburg, Dortmund në krye

  • 17/09/2022
  • |
  • Gjermani
Bayern mundet nga Augsburg, Dortmund në krye
Verdhezinjtë mundën 1-0 Schalken falë Moukoko, Nagelsmann humbet 1-0: vendos Berisha

Surprizë në javën e shtatë të Bundesligës. Bayern humbet 1-0 në shtëpinë e Augsburg. Fati i ndeshjes vendoset nga goli i Berishës  në minutën e 59-të. E pakuptueshme ajo që po ndodh me bavarezët në këto javë të para të kampionatit. Ndryshe nga performance në Champions, të besuarit e Nagelsmann pas tre barazimeve, tani kanë provuar dhe shijen e humbjes. Kështu bavarezët e çuan serinë e tyre në katër ndeshje pa fitore në ligë. Sigurisht një risi në historinë bavareze, e cila humbet pavarësisht formacionit fillestar, me Mané në sulm dhe Müller, Musiala dhe Sané pas.

Në pritje të Union Berlin dhe Freiburg, Borussia Dortmund është e para në renditje falë një 1-0 kundër Schalkes. Pas një pjese të parë pa gola dhe në të cilën Terzic humbet Reus, i zëvendësuar në minutën e 32-të nga Reyna, në pjesën e dytë trajneri i verdhezinjve e gjen zjighjen nga pankina. Në minutën e 64-të, Moukoko hyn në vend të Modestes. Kalojnë vetëm pesëmbëdhjetë minuta dhe klasa e 2004-ës fluturon me kokë në krosimin e Wolf, duke shënuar golin që vendosi ndeshjen. Me këtë sukses, Dortmundi ngjitet në 15 dhe gëzon majën, të cilën mund ta mbante në rast dështimi të Union Berlin dhe Freiburg.

Eintracht fiton 3-1 në fushën e Shtutgartit, përfundon 1-1 mes Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen.