RTSH Sport Live

Bayern nuk gabon, një mini arratisje në pritje të Dortmundit

  • 06/05/2023
  • |
  • Gjermani
Bayern nuk gabon, një mini arratisje në pritje të Dortmundit
Bavarezët mundën 2-1 Werder Bremenin dhe kalojnë për një moment  në +4 ndaj verdhezinjve që luajnë të dielën ndaj Wolfsburg

Provë titulli për Bayern, i cili mundi 2-1 Werder Bremen. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me ritëm të lartë dhe intensitet të mirë. Cilësitë e bavarezëve janë më të mira, por vendasit shpesh dilnin përpara me guxim. Menjëherë pas gjysmë ore, Werder është afër avantazhit Gross, goditja e të cilit përfundon lart. Skuadrat kthehen në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Tuchel rriti intensitetin dhe në minutën e 62-të zhbllokoi lojën: krosim nga Mané, prekje nga Musiala që vendos Gnabry-n ballë për ballë me Pavlenka. Ish-i i ndeshjes nuk gabon dhe me të djathtën firmos 1-0. Bavarezët u çliruan mendërisht pas avantazhit dhe dhjetë minuta më vonë dyfishuan, Sané shënoi për 2-0. Vendasit e rihapën ndeshjen në mënyrë sensacionale në minutën e 86-të, me një goditje nga jashtë zonës nga Schmidt, por në fund Bayern fitoi. Përfundon 2-1, ku Bayern Munich kalon për momentin +4 ndaj Dortmundit(luan të dielën në shtëpi, prêt Wolsburgun), me 65 pikë, ndërsa Werder Bremen mbetet me 35 pikë.