Një ndeshje e pabesueshme në Allianz Arena, me Bayern që në fillim pranon dy gola nga një kundërshtar si Mainz e më pas përmbys gjithçka duke shënuar pesë herë në portën e kundërshtarit.
Në fillim, një kundërsulm i shpejtë me protagonist Danny Latza, nxorri në pozicion goditja Jonathan Burkhardt, i cili nxori jashtë loje Jerome Boateng, përpara se ta godiste brenda kuadratit të mbrojtur nga Manuel Neuer. Epërsia u dyfishua pasi Alex Hack shfrytëzoi një goditje të lirë të Daniel Brosinski, dhe Mainz e mbylli pjesën e parë me një epërsi shokuese.
Porn ë pjesën e dytë, bavarezët u zgjuan dhe menjëherë vendosën barazpeshën me Joshua Kimmich e Leroy Sane. Sule dhe dopieta e Lewandowski dhe papritmas të besuarit e Siewart, nga fitues në pjesën e parë, kishin një mal për të ngjitur në pjesën e dytë. 5-2 për të besuarit e trajnerit Flick, që rimarrin kryesimin e Bundesligës në kuotën e 33 pikëve pas 14 ndeshjesh të luajtura.