Nuk ka kimi mes palëve. Aventura e Leroy Sané te Bayern Munchen nuk po shkon siç pritej. Bavarezët shpenzuan 49 milion euro për të në verë. Operacioni nisi që në vitin 2019, por negociatat me City u ndalën për shkak të dëmtimit të lojtarit, që e detyroi atë qëndronte në vend gjatë gjithë sezonit. Megjithatë, pavarësisht dashurisë së gjatë, romanca duket se nuk po funksionon.
Dje Sané, në përplasjen e drejtpërdrejtë me Leverkusen, hyri në 32’ në vend të Coman (problem muskulor, priten rezultatet), por u zëvendësua në 68’ për t'i lënë vend 17-vjeçarit Musiala. Vetëm 36 minuta lojë. “Mbeta i befasuar nga zëvendësimi - tha Sané për Bild në fund të ndeshjes, - Nuk jam mësuar me zgjedhje të tilla. Megjithatë, i gjithë ekipi ishte afër meje dhe ne festuam fitoren së bashku”.