RTSH Sport Live

Bayern thërret, Dortmund përgjigjet

  • 13/05/2023
  • |
  • Gjermani
Bayern thërret, Dortmund përgjigjet
Tuchel triumfon 6-0 në shtëpi, Borussia fiton 5-2 dhe mbetet -1 nga bavarezët

Spektakël i Bayern Munich në javën e 32-të të Bundesligës. Skuadra e Tuchel mundi Schalke 04 në Allianz Arena me rezultatin e pastër 6-0. Ndeshje njëkahëshe për bavarezët, të cilët u zhbllokuan menjëherë me Muller në minutën e 21-të dhe Kimmich me penallti në minutën e 29-të, më pas në pjesën e dytë erdhi dopieta e Gnabry dhe golat e Tel dhe Mazraoui.

Provë force nga Borussia Dortmundit, e cila i përgjigjet Bayernit duke mundur 5-2 Borussia Monchengladbach. Pjesa e parë shkatërruese për djemtë e Terzic: pas vetëm pesë minutash Malen shënoi me kokë dhe kaloi verdhezinjtë në avantazh. Vendasit shtypën kundërshtarët në zonën e tyre, grumbulluan raste dhe dyfishuan epërsinë në minutën e 18-të falë një penalltie të konvertuar nga Bellingham, i cili shënoi kështu golin e tij të 14-të në sezon. Haller kompletoi pokerin në pjesën e parë me dopietën e tij, 20’ dhe 32’. Në pjesën e dytë, Bensebaini 75’ me penallti dhe Stindl 85’ zgjuan miqtë me golat e tyre. Por Dortmund mbylli llogaritë me golin e Reyna 92’.